Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rivlerësimi i pronave me 5%/ Agjentja imobiliare: Prona me vlerë reale në treg. Zonat më të prekura Paskuqani dhe Farka

schedule14:22 - 12 Janar, 2026

schedule 14:22 - 12 Janar, 2026

Ulja e taksës së rivlerësimit të pronës nga 15% në 5% pritet të rrisë ndjeshëm interesin e qytetarëve për këtë proces deri më 31 dhjetor 2026.

E ftuar në emisionin “Money Report” në ABC News, agjentja imobiliare Ester Subashi sqaroi se ligji ka karakter fiskal dhe administrativ, pa ndikim të drejtpërdrejtë në tregun imobiliar, ndërsa theksoi se nuk priten rritje të çmimeve në zonat elitare, por një stabilitet i përgjithshëm dhe rritje graduale në zonat në zhvillim, si Paskuqani dhe Farka.

Interesi kryesor për rivlerësimin, sipas saj, mbetet kryesisht në kryeqytet dhe në zonat bregdetare, me synimin që pronat të reflektojnë vlerën reale të tregut.



“Nga 15% do të jetë i reduktuar në 5%. Nuk përcaktohet një numër i caktuar pronash, por çdo qytetar dhe pronar i ndonjë subjekti mund të përfitojë deri në 31 dhjetor 2026. Qytetarët paraqesin vlerësimin e pronës në Kadastër dhe më pas jepet rivlerësimi i pronës. Interesi këtë vit për kryerjen e rivlerësimit do të jetë i lartë, duke qenë se ka pasur një kohë të gjatë që nuk është aplikuar.

Do të kemi prona me vlerë reale në treg. Ligji ka karakter fiskal dhe administrativ, jo ndikim në treg. Nuk mendoj se do të ketë një rritje të çmimeve, vetëm do të ketë një stabilitet. Nuk do të ketë një rritje çmimesh në zonat e zhvilluara, kurse në zonat më pak të zhvilluara do ketë një rritje graduale. Zonat më të ndikuara do jenë zona e Paskuqanit dhe Farkës, duke qenë se janë në një zhvillim graduar. Kurse zonat elitare nuk pritet që të ketë një rritje të çmimeve. Më shumë e përqendruar është në kryeqytet, por edhe në zonat e bregdetit”, tha Subashi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!