Ervin Demirxhiu, rivlerësues i pasurive të paluajtshme, tha për ‘Sheshi i Dollarit’ se interesi për rivlerësimin e pronave ka qenë i lartë pas një pritjeje dyvjeçare.
Sipas tij, pritet që më shumë prona të përfshihen në proces për shkak të ndryshimeve në çmimet reale dhe ato të referencës, ndërsa aplikimet do të jenë më të shumta se më parë.
Ai shton se rivlerësimi nuk do të ndikojë në rritjen apo uljen e çmimeve në treg, ndërsa vlera e tatimit do të mbetet e negociueshme.
“Interesi ka qenë i lartë për rivlerësimin e pronave, kishim dy vite që prisnim. Do ketë shumë prona që do përfshihen sepse çmimet reale dhe të referencës kanë ndryshuar. Priten të ndryshojnë edhe çmimet e referencës për bregdetin që ato të përfshihen në këtë proces.
Aplikimet do jenë më të mëdha se herën e kaluar. Në tregun e pronave kemi një situatë interesante, kishim shitësit dhe blerësit që kishin pritshmëritë e tyre. Rivlerësimi nuk do ndikojë as në rritje as në ulje çmimi. Vlera që do merret nga tatimi do të jetë e negociueshme, njerëzit po e kuptojnë që pritshmëritë e tyre ishin të kota.” abcnews.al /


