Rivlerësimi i banesave, fluks aplikimesh: Qytetarët hasin vështirësi për procesin online

schedule14:38 - 19 Shkurt, 2020

schedule 14:38 - 19 Shkurt, 2020

Në më pak se dy javë 800 persona kanë aplikuar për të përfituar nga procesi i rivlerësimit. Fluks të qytetarëve ka pasur sidomos në hapje të procesit ndërsa shumica prej tyre asistohen nga punonjësit pasi nuk janë në gjendje të aplikojnë personalisht. Qytetarët që bëjnë rivlerësimin e banesave i paguajnë shtetit vetëm 3% tatim-fitim nga 15% që ishte më parë.

Procesi ka nisur rreth dy javë më parë dhe në sportele ka pasur fluks të qytetarëve ku në total janë regjistruar 800 aplikime.

Të interesuarit hasin vështirësi në aplikimin online dhe shpesh herë ky proces realizohet në sportelet e Adisa ku asistohen.

 “Duke filluar që nga fillimi i shkurtit numri i të interesuarvë ka arritur në 800, vetëm për pjesën e rivlerësimit. Shihet se interesi ka qenë shumë i lartë”.

Por si mund të aplikojnë qytetarët?

I gjithë procesi mund të realizohet nëpërmjet portalit E-Albania. Ndërsa janë 4 dokumenta që duhet të dorëzohen një kopje të hipotekës, kontratës së shitjes-blerjes, dhe një fotokopje të kartës së identitet.

Ndërkohë në rastet kur qytetarët nuk kanë certifikatën e pronësisë duhet që të kenë me vete dokumentin e legalizmit.

“Dokumnetet që nevojiten janë një kopje e certifikatës së pronës. Risi është që të gjithë ata indidvidë që nuk kanë arritur të certifikojnë pasurinë mjaftohen me fotokopjen e lejes së legalizimit dhe mund të paraqitet për të aplikuar për rivlerësimin e saj”.

Qytetarët kanë shprehur interes për të përfituar nga procesi i rivleresimit. Ndërsa ka edhe nga ata që ankohen se ende nuk kane marrë përgjigje.

 “Kemi ardhur për ta marrë sepse deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje për aplikimin që kemi bërë për rivlerësimin”, tha një nga qytetarët.

Proçesi i rivlerësimit në Shqipëri ka nisur në ditët e para të shkurtit. Qeveria synon të mbledhë nga kjo nismë rreth 4 mld lekë. Ndërsa nga përllogaritjet parashikohet që në proces rivlerësimi të hyjnë rreth 40 mijë pasuri të paluajtshme. Afati për të gjithë të interesuarit është deri në fund të muajit shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!