Prefekti i qarkut Gjirokastër Odise Kote ka reaguar në lidhje me rivarrosjen në fshehtësi të eshtrave të 108 banorëve të Kosinës. Kote është shprehur se nuk është institucioni që ai drejton që duhet të përgjigjet për këtë çështje.
Sipas Kotes, duhet një ekip i tërë qeveritar duke përfshirë edhe antropologë që ta shqyrtojnë çështjen.
Kujtojmë se në një ceremoni të fshehtë, larg mediave, janë vendosur në memorial në Kosinë të Përmetit eshtrat e 108 banorëve të fshatit.
Në të morën pjesë Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes. Por familjarët janë në pritje të identifikimit e eshtrave. Procesi i identifikimit të këtyre trupave, sipas gazetarit Elidon Berberi mbart hije skandali.
Gjithçka nis në maj të 2006. Altin Ballabani denoncoi zhvarrosjet e të parëve nga prifti i fshatit, i cili asokohe mori disa persona duke i paguar nga 15 mijë lekë për hapjen e varreze. Ai pretendonte se aty ndodheshin ushtarët grekë, të rënë në luftën italo-greke.
Për këtë proces, prokuroria e Përmetit nisi hetimet, të cilat u pushuan pas disa muajsh. U morën në pyetje 6 persona, mes tyre dhe prifti i Kishës por nuk foli një asnjë seancë. Disa vite pas kësaj ngjarje, mjeket eksperto-ligjore grekë hodhën poshtë versionin se eshtrat u përkasin ushtarëve grekë. Rezultuan se ata ishin shqiptarë, banorë të zonës së Kosinës. /abcnews.al/