Rivarrosen mbetjet mortore të mbi 500 hebrenjve të vrarë nga nazistët

schedule08:12 - 23 Qershor, 2020

schedule 08:12 - 23 Qershor, 2020

Mbetjet mortore të më shumë se 500 burrave, grave dhe fëmijëve të ekzekutuar nga trupat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore janë rivarrosur në rajonin veriperëndimor Novgorod të Rusisë, derisa vendi përkujton sulmin e Gjermanisë ndaj ish-Bashkimit Sovjetik.

Në ceremoninë e mbajtur më 22 qershor u shënua Dita e Kujtimit dhe Trishtimit në fshatin Zhestyanaya Gorka, ku mbetjet e qindra njerëzve u zbuluan vitin e kaluar.

Muajin e kaluar, Komiteti Hetues i Rusisë filloi një hetim mbi “gjenocidin ndaj banorëve të rajoneve Novgorod dhe Pëskov”.

Më 22 qershor, të gjithë flamujt në territorin rus u ulën në gjysëm shtizë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe një grup i veteranëve të Luftës së Dytë Botërore vendosën një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur afër murit të Kremlinit.

Ministria e Mbrojtjes tha se ushtarakët e Forcave të Armatosura Ruse në të gjitha njësitë ushtarake dhe objektet në të gjithë Rusinë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e heronjve të luftës.

Numri i vdekjeve në ish-Bashkimin Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore ishte më i larti midis të gjitha vendeve të përfshira në luftë.

Sipas të dhënave zyrtare, ish-Bashkimi Sovjetik humbi rreth 27 milionë njerëz midis viteve 1941-1945. Sidoqoftë, disa ekspertë dhe historianë nuk pajtohen duke thënë se shifra është më e lartë. /Rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!