Kandidatja për kryetare e partisë demokratike Edith Harxhi ka zhvilluar në Gjirokastër një takim me strukturat e PD për të kërkuar mbështetjen nga anëtarët e këtij subjekti politik për kandidimin e saj.
Përsa i përket 25 prillit ajo është shprehur se ato kanë qenë zgjedhjet më të këqija të mbajtura në vendin tonë dhe se vullneti i shqiptarëve u tjetërsua.
Ajo ka pohuar se pret votëbesimin e demokratëve të Gjirokastrës për të sjellë një riformatim të partisë demokratike dhe afrimin e elementëve të larguar nga PD.
Ndërkohë që Lulzim Basha nga Kukësi tha sot se Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, të larguar nga PD-ja, ishin “pyka” të Edi Ramës, me të cilat sipas tij, kërkonte që të përçante Partinë Demokratike.
Ky është takimi i dytë i kandidates Harxhi në vijimësinë e takimeve që do të mbahen edhe në qytete të tjera të vendit në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të partisë demokratike që do të mbahen në 13 qershor./ Abcnews.al

