Rivaliteti me Benzema, Giroud: Jam fajësuar kot, do ishim më të fortë bashkë!

schedule22:59 - 11 Tetor, 2020

schedule 22:59 - 11 Tetor, 2020

Sulmuesi i Francës, Olivier Giroud, është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kampionëve të botës, pas Thierry Henry. Shtatlarti i Chelsea është fajësuar gjithmonë për mungesën e Benzema në kombëtare, por sipas tij, kjo gjë është e gabuar.

“Jam fajësuar gjithmonë për mungesën e Benzema te Franca. Është krijuar një rivalitet midis nesh nga disa njerëz për asgjë. Më vjen për të qeshur kur e njoh atë.

Nuk kam asnjë shenjë inati kundrejt kësaj gjëje. Karriera ime me Francën do të kishte qenë akoma më mirë po të luaja bashkë me Benzema, por ku i dihet?”, deklaroi bomberi francez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!