Rivali i Vuçiç mesazh për shëndetin e Presidentit: Pse dua që të kthehet sa më shpejt

schedule08:28 - 18 Nëntor, 2019

schedule 08:28 - 18 Nëntor, 2019

Politikani i vetëm serb që e njeh pavarësinë e Kosovës, Çedomir Jovanovic, reagoi pas lajmit se presidenti Aleksandar Vuçiç është shtruar në spital pasi ka probleme kardiake.

Jovanovic ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet pranë Vuçiçit. Jovanoviç uron që kreu i shtetit të kthehet shpejt në detyrë, në mënyrë që ta mposhtë, siç thotë ai.

 “Ne kemi qenë këtu për 25 vjet. Deri më sot të gjithë në vendin që ai zgjodhi ishte gjithmonë një kundërshtar serioz. Unë dua që të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur që ta mposht ndershmërisht”, shkruan ai.

Sakaq, Vuçiç përmes rrjetetve sociale njoftoi se do të jetë në punë me kohë të plotë duke filluar nga sot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!