Rivaldo: Koha e tij përfundoi, Barcelona duhet ta shesë Dembele

schedule12:18 - 17 Prill, 2020

schedule 12:18 - 17 Prill, 2020

Rivaldo është një emër i dashur nga tifozët e Barcelonës. Braziliani zhvilloi pesë sezone fantastike te skuadra katalanase përpara se të transferohej te Milani në vitin 2002. Ish-fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1999, ka këshilluar klubin të shesë Ousmane Dembele.

Francezi erdhi në La Liga në vitin 2017 për të zëvendësuar Neymar, por nuk ia ka dalë kurrë të justifikojë investimin e madh (145 milion euro) dhe nuk i ka plotësuar pritshmëritë e tij. Rivaldo analizon mendimin e tij për Bet Fair dhe beson se ka ardhur momenti i ndarjes.

U bënë gati tre vite që Ousmane Dembele ka firmosur me Barcelonën dhe ka pasur mjaftueshëm kohë për të treguar vlerat e tij e për t’u përshtutar. Ka mundësi që të mos i tregojë më kurrë vlerat e tij te Barcelona. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, por kjo është vera e duhur që klubi ta shesë ose ta shkëmbejë me ndonjë nga lojtarët që po ndjek.

Nuk ka pasur fat prej dëmtimeve, por duhet të kishte dhënë më shumë në disa momente. Gjërat nuk kanë shkuar sipas pritshmërive dhe kalimi në një klub tjetër mund të ishte në të mirë të karrierës së tij, mund të ndihej më i sgurt dikur tjetër dhe mund të luante më mirë“, përfundon Rivaldo. /abcnews.al