Në ditët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e Sergio Ramos, i cili në fund të sezonit do të jetë një lojtar i lirë. Ende nuk ka asnjë sinjal mes qendërmbrojtësit dhe klubit madrilen për rinovimin dhe pikërisht për këtë temë ka folur braziliani Rivaldo. Gjithashtu, ish-sulmuesi i Barcelonës ndalet dhe tek e ardhmja e Leo Messit, por në fund e pranon se futbolli është biznes tashmë.
“Një lojtar duhet të jetë profesionist dhe nëse ai ka oferta të mirë unë nuk mendoj se është ok për t’i dëgjuar ato. Sigurisht që Sergio Ramos do të ishte një blerje shumë e mirë për Barcelonën. Do të ishte një transferim historik, por edhe pak kontroversal për shkak të historisë që ka bërë ai me Realin”, deklaron 48-vjeçari.
“Messi te PSG-ja? Nëse unë do të isha Pochettino do t’i thoja drejtuesve të klubit se do të ishte më mirë të qëndronim kështu si jemi se sa të transferonim argjentinasin. Megjithatë, futbolli është biznes tashmë”, përfundon Rivaldo, i cili luajti për pesë sezone me katalanasit ndërmjet viteve 1997-2002. /abcnews.al