E ardhmja e Leo Messit është një nga temat më të nxehta, jo vetëm te Barcelona. Ata që e shohin sulmuesin argjentinasin pjesë të Manchester City janë të shumtë, sidomos pasi Pep Guardiola një ditë më parë rinovoi kontratën me klubin anglez.
Messit te Barcelona i përfundon kontratë në fund të qershorit dhe sipas Rivaldos, brazilianit që ka luajtur në të shkuarën me katalanasit, ka vetëm një mënyrë që “Pleshti” të mos ndryshojë skuadër në përfundim të marrëveshjes aktuale.
“Nuk mund ta imagjinoj që drejtuesit e rinj të jenë në gjendje ta bindin atë të bëjë një hap pas në vendimin e marrë, duke pasur parasysh edhe faktin që Barcelona nuk ka burime të mëdha për ta mbajtur atë.
Gjithashtu nuk duhet harruar se Messi do të ketë oferta më të mirë dhe shumë të rëndësishme nga klube të tjera. Gjithë kësaj situatë i shtojmë edhe faktin që Barcelona do të duhet të bëjë ulje pagash. Ka një mënyrë që Messi të qëndrojë dhe kjo ndodh nëse katalanasit fitojnë Champions League ose La Liga, ose nëse Koeman do të hedhë në fushë një ekip që luan një futboll të mirë.
Kjo është mënyra e vetme që më bën të imagjinoj që Messi do ta rishikojë pozicionin e tij. këmbëngul se ky do të jetë sezoni i fundit te Barcelona. kam shumë frikë për këtë. Sigurisht që është diccka e trishtueshme”, shprehet Rivaldo për Marca. / abcnews.al