“Rithemelimi” propozon rezolutë për agresionin rus në Ukrainë: Shqipëria të largohet nga “Ballkani i Hapur”

schedule14:20 - 2 Mars, 2022

schedule 14:20 - 2 Mars, 2022

Grupi i Komisionit të Rithemelimit të PD ka propozuar një rezolutë në  Kuvend kundër agresionit rus në Ukrainë.

Kjo rezolutë e firmosur nga 6 deputetët Tritan Shehu, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Bujar Leskaj, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Isuf Cela, tashmë të pozicionuar në krah të ish kryeministrit Berisha i kërkojnë qeverisë largimin nga nisma “Ballkani i hapur”.

Në rezolutë i kërkohet qeverisë shqiptare që të ndihmojë në shpëtimin e jetës së civilëve ukrainas.

Të ndërpritet nisma për ‘Ballkanin e hapur’. Rezoluta të dënojë sulmin e Krimesë dhe qendrimin e Serbisë ndaj Rusisë. Rezoluta të dënojë agresionin rus e përdorimin e armëve të rënda.  Rezoluta të dënojë njohjen si shtete të Doneskut dhe Luhanskut”, thuhet mes të tjerash në rezolutë.

Rezoluta për agresionin rus në Ukrainë

Në ditën e 7 të luftës forcat ushtarake ruse kanë intensifikuar luftimet duke sulmuar Ukrainën në disa fronte. Ushtria e Ukrainës thotë se parashutistët rusë kanë zbarkuar në qytetin e dytë më të madh të këtij shteti, Kharkiv. Raportohet për disa të vrarë nga luftimet në këtë qytet.

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha në një fjalim në Kongres se Vladimir Putin nënvlerësoi përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës. Pesë persona vdiqën pasi Rusia sulmoi një kullë televizive në Kiev, duke goditur objektet e transmetimit aty pranë. Si ndëshkim tregtimi i bursës në bursën e Moskës do të pezullohet për të tretën ditë.

/abcnews.al