“Rithemelimi” nuk njeh Alibeajn, Korreshi: E paskan shpallur armik prapë, njëherë lindi në internim

schedule13:23 - 5 Maj, 2022

schedule 13:23 - 5 Maj, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi konfirmoi se do të jetë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. “Rithemelimi” e ka quajtur nul këtë mbledhje, pasi në Kuvendin e 30 prillit votuan për ta shkarkuar.

Sakaq, në një intervistë për ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Korreshi tha se do të jetë në mbledhje, ndërsa ironizoi se Alibeaj është shpallur armik për herë të dytë.

Lexo edhe: Rithemelimi: Alibeaj po tradhton demokratët, do të zgjedhë Presidentin e Ramës

“Patjetër që do të jem, pa më të voglin dyshim. Zotin Alibeaj e paskan shpallur armik prapë. Ai e ka për së dyti tani se njëherë ka lindur në internim. Unë do të jem pjesë ku të mblidhen deputetë e PD. Nuk e di çfarë ka thënë Floriana Garo”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!