Ritëm shqetësues, 87 viktima dhe mbi 2 mijë raste me koronavirus në Greqi

schedule17:54 - 25 Nëntor, 2020

schedule 17:54 - 25 Nëntor, 2020

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 87 vdekje dhe 2152 raste të reja me koronavirus. 6 raste të reja me covid-19 janë zbuluar pas kontrolleve në hyrjet e vendit fqinj në pikat doganore.

Numri i pacientëve të trajtuar në intubim arriti në 597. Mosha e tyre mesatare e atyre që po trajtohen në intubim është 66 vjeç.

170 (28.5%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 81,6% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç.

Problemi kryesor i Greqisë mbetet zona veriore, Selaniku që ka numrin më të madh të personave të infektuar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!