“Ritech”, Rama: Model zhvillimi i teknologjisë, me pagë mesatare 2500 euro

schedule13:24 - 15 Prill, 2025

schedule 13:24 - 15 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në kompaninë “Ritech”, të cilën e vlerëson si një model të zhvillimit të teknologjisë së informacionit me 300 të –punësuar në Shqipëri, 200 në Maqedoni e Kosovë.

Në bazën e kompanisë në Selitë punohet për Amerikën dhe Europën, nga menaxhimi i porteve në Shtetet e Bashkuara, tek ai i parkingjeve në Kanada dhe deri në Gjermani ku Ritech punon me globalen gjermane Siemens e me radhë.

“100 % djem e vajza shqiptarë, mosha mesatare rreth 30 vjeç dhe paga mesatare 2500 euro”, nënvizon më tej Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!