Rita Ora zbulon surprizën e këndshme që mori për ditëlindje

schedule13:36 - 29 Nëntor, 2020

schedule 13:36 - 29 Nëntor, 2020

Dy ditë më parë, Rita Ora festoi 30 vjetorin e lindjes, ku nuk munguan urimet e shumta nga miq dhe të afërm të saj. E ëma, Vera postoi një fotografi të këngëtares kur ka qenë e vogël, krahas së cilës shkruante se ndihej krenare që ishte kthyer në një frymëzim për të rinjtë.

Ndërkohë, së fundmi Rita ka zbuluar dhe surprizën e këndshme që ka marrë për ditëlindje, një video që familjarë, miq dhe kolegë kishin përgatitur për të. Videoja nis me urimin e prindërve të saj, më pas Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Gjithashtu dhe shumë personazhe të tjerë si Shawn Mendes, Sam Smith, Liam Payne, Mariah Carey, Paris Hilton, Ellie Goulding, Cameron Diaz ku nuk mund të mungonin as Era Istrefi dhe Bebe Rexha. Krahas videos që ka publikuar, Rita shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që i kanë dhënë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Videoja surprizë e ditëlindjes!! Ekipi im më befasoi me këtë video për ditëlindjen time këtë javë dhe unë qava nga gëzimi dhe lumturia !!!! Nuk mund ta besoj se kam qarë kaq shumë! Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë miqtë dhe familjen time për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë 30 viteve të fundit të jetës sime !!!

M’u desh të shkurtoja të gjitha mesazhet e bukura, por unë jam aq mirënjohëse për të gjithë ata që dërguan mesazhet e tyre, ju e dini kush jeni dhe unë kurrë nuk jam ndjerë kaq e rrethuar me dashuri. Shpresojmë se ne mund të festojmë së bashku një ditë, të lumtur dhe të shëndetshëm. Faleminderit të gjithëve që më bënë të ndihem kaq mirë dhe fansave të mi veçanërisht, ju dua shumë !! Për 30 vitet e ardhshme !!!!!”, ka shkruar Rita. /abcnews.al