Ata konfirmuan romancën e tyre kur morën pjesë në “British Fashion Awards 2019”, kur u larguan dorë për dore nga “Fenty” pas festës.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, 29 vjeçe dhe i dashuri i saj i ri Rafferty Law, 23 vjeç u rikthyen së bashku të mërkurën pasdite, duke xhiruar për filmin e ri “Twist” ku ata luajnë rolet kryesore, në Somerset House në Londër.
Dyshja ishin mishërimi i profesionalizmit, pasi aktruan në rolet e tyre si Artful Dodger dhe heroi titullar, Oliver Twist.
Rita ishte e veshur me kostumin e policisë, ndërsa Rafferty ishte në uniformën e tij me një palë pantallona dhe xhaketë bezhë.
Ata dukeshin të afërt, ndërsa xhiruan për azhurnimin klasik të shkrimtarit Charles Dickens – film ky që po xhirohet në kryeqytetin anglez gjatë javëve të fundit./abcnews.al