Rita Ora tërheq sërish vëmendjen, tregon linjat perfekte trupore

schedule15:26 - 9 Gusht, 2020

schedule 15:26 - 9 Gusht, 2020

Rita Ora është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore. Artistja shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të lidhjes me Roman Gavras. Krijuesja e hitit “Let You Love Me” kaloi disa ditë relaksi me partnerin, të cilët udhëtuan së bashku me jaht drejt Ibizas, ndërsa nuk nguroi të ndajë disa foto topless edhe në rrjete sociale.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto, ku shfaqet mjaft provokative. Mes komenteve të shumta, bie në sy edhe ai i së ëmës, e cila ka vendosur t’i komentojë thjesht me simbolin kundër syrit të keq. “Mbani një maskë edhe kur jeni me pushime,  shkruan Rita krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

Wear a mask even on holiday…💙

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Kujtojmë që Rita në bashkëpunim me UNICEF mbajti para pak ditësh edhe një koncert për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga kriza e koronavirusit. “Nëpër të gjithë botën, koronavirusi ka prekur gjithçka. Janë mbyllur shkollat, ka ndaluar foshnjat të marrin vaksina jetësore dhe po e bën jetën në zonat katastrofike edhe më të vështirë. Një brez i tërë fëmijësh janë në rrezik dhe unë ju bëj thirrje të gjithëve që të dhuroni sa të mundeni.”, shkroi Rita. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

Found a way to style this situation…well kinda…who said what the rules were? 💚

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on