Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rita Ora “pushton” New Yorkun me veshje tradicionale

schedule12:05 - 13 Shkurt, 2021

schedule 12:05 - 13 Shkurt, 2021

Rita Ora u vu në qendër të mediave shqiptare dhe të huaja pasi një ditë më parë publikoi mini-albumin “Bang”, për të cilin ka bashkëpunuar me një sërë emrash të njohur, mes të cilëve dhe David Guetta.  Ajo çfarë e bën më të veçantë klipin, është paraqitja e këngëtares, e cila shfaqet me kostume me elemente tradicionale shqiptare.

Në intervistat e fundit, Rita është shprehur se dëshira e saj kishte qenë të përfshinte trashëgiminë kulturore në klipin e saj. “Fillimisht kur më erdhi ideja për të realizuar këtë mini-album, doja të bëja një paraqitje vizuale të mahnitshme, për të prezantuar prejardhjen time, gjë që e kam bërë gjithmonë me artin tim.”, u shpreh Rita në një intervistë për “Prive”.

Sakaq, Rita ka “pushtuar” dhe New Yorkun. Ka qenë motra e saj, Elena, e cila ka publikuar një fotografi duke u treguar të gjithë ndjekësve se ekranet gjigante të Times Squares, kanë shfaqur sekuenca të këngëtares në veshje kombëtare, një detaj i rëndësishëm jo vetëm për projektin e ri muzikor të saj, por gjithashtu dhe për traditat tona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!