Rita Ora nënë për herë të parë?

schedule13:48 - 7 Shkurt, 2023

schedule 13:48 - 7 Shkurt, 2023

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka ndezur thashethemet se ajo është në pritje të fëmijës së saj të pare. Ky lajm po qarkullon disa javë pasi konfirmoi martesën e saj sekrete me Taika Waititi.

Këngëtarja, 32 vjeçe, së fundmi zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar. Tani Rita i ka lënë fansat të pyesin nëse e kanë bërë hapin tjetër me një mbishkrim shumë të fshehtë në një postim në llogarinë e Instagramit.

Sipas The Sun, duke ndarë një përzgjedhje të fotove të fundit, ajo ka shkruar: “Dump a bump bump”.

Kaq ka mjaftuar për një reagim të shpejt të fansave të cilët nxituan të pyesin nëse komenti kishte një kuptim të fshehtë.

Por, se si qëndron e vërteta mbetet në shihet në ditët në vazhdim, nëse ylli i muzikës do të bëjë një reagim në lidhje me këto thashetheme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!