Rita Ora mund t’i bëjë të gjitha, këngëtarja pjesë e sfilatës së Miu-Miu

schedule11:55 - 4 Mars, 2020

schedule 11:55 - 4 Mars, 2020

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ishte pjesë e sfilatës të Miu-Miu në ditën e fundit të Javës së Modës në Paris.

Modelet e më të kërkuara të momentit Gigi dhe Bella Hadid gjithashtu ishin pjesë e shfaqjes, dhe pozuan për një selfie në prapaskena me Rita Ora-n shkruan Page Six

Rita u shfaq e kuruar deri në detaje dhe e veshur me një fustan deri në fund të këmbëve në ngjyrë të zezë dhe të kuqe.

Kujtojmë se këngëtarja ka eksperimentuar gjithmonë me ‘look-un’ e saj, ndaj dhe shfaqja në pasarelë është pritur mjaft mirë nga të gjithë fansat./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!