Rita Ora mesazh në Ditën e Vajzave: Sundoni botën në mënyrën tuaj!

schedule15:31 - 11 Tetor, 2020

schedule 15:31 - 11 Tetor, 2020

Sot është Dita Ndërkombëtare e Vajzave dhe Rita Ora ka zgjedhur të japë një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare. Rita shprehet se pavarësisht profesionit që çdokush zgjedh, është e rëndësishme të ecni përpara me besim dhe forcë për të arritur atë që dëshironi në jetë.

Ka qenë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka ndarë videon e Ritës, ndërsa e falenderon publikisht që shërben si një inspirim për shumë vajza shqiptare dhe kudo në botë.

Pavarësisht se vendos të bëhesh këngëtare, balerinë, atlete, piktore, aktore apo shkencëtare, mjeke, ti mund të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh. Kjo i ndihmon vajzat dhe gratë në Kosovë dhe në tërë botën të besojnë tek vetja dhe të kuptojnë se i kanë aftësitë, njohuritë e duhura dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

I jam shumë mirënjohëse familjes time dhe shoqërisë që më kanë mbështetur në përzgjedhjen time në karrierë dhe deri këtu ku kam arritur. Çdo ditë bëj sakrifica, planifikoj të vazhdoj kështu në mënyrë që të frymëzoj dhe të motivoj jo vetëm veten, por shpresoj dhe shumë vajza kudo. Vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Dhe mbani mend, ju keni fuqinë për ta bërë këtë!”, thotë Rita. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!