Rita Ora është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura me famë botërore. Artistja shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të lidhjes së re të dashurisë me Romain Gavras. Dyshja është parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, madje kaluan disa ditë pushime në Ibiza të Spanjës.
Së fundmi, ylli 29-vjeçar ka vendosur të kalojë edhe disa ditë relaksi edhe në Korfuz. Ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto mjaft provokative duke pozuar topless. Ndërsa në imazhin e dytë, Rita pozon joshëse pranë pishinës në vilën luksoze ku po qëndron.
“Javët më të mira me njerëzit më të mirë. Në vendin tim të lumtur, më mungon të kaloj kohë me ju të gjithë gjithashtu. Ju dua të gjithëve!”, shkruan Rita krahas fotove. Ylli shqiptar po qëndron së bashku me të dashurin e saj, në një vilë luksoze që kushton 17 000 £ nata. /abcnews.al/
View this post on Instagram