Rita Ora po nis një kapitull të ri. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë e regjistrimit BMG. Artistja kishte nënshkruar më parë me “Atlantic Records”, ku shënoi hitet e saj më të mira duke përfshirë “Anywhere” dhe “Let You Love Me”.
Lajmin se do të jetë pjesë e kompanisë BMG e bëri me dije përmes një postimi në Instagram. Rita, albumi i fundit i së cilës “Phoenix” u publikua në vitin 2018, tha se po punon për muzikë të re dhe mezi pret ta ndajë me fansat e saj. Publikimi i saj i fundit ishte në vitin 2021, një EP të cilin ajo e quajti Bang.
“Dua t’i them një falenderim të madh për ekipin e mrekullueshëm të Atlantic Records, pasi jam shumë krenare për udhëtimin tonë të jashtëzakonshëm së bashku dhe nuk do ta harroj kurrë ditën kur vendosëm rekordin e listës në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë këngë në Top 10.”, shkruan Rita ndër të tjera.
View this post on Instagram
/abcnews.al