Rita Ora ka qenë kryefjalë e mediave të huaja kohët e fundit, pasi shkeli rregullat e pandemisë duke organizuar një festë për për përvjetorin e 30-të. Këngëtarja shqiptare është përballur sërish me telashe pasi udhëtoi drejt Bullgarisë për xhirimin e klipit të ri.
Raportohet se 30-vjeçarja nuk ka mundur të largohet nga Bullgaria për shkak të mbylljes së kufijve me Britaninë pas shfaqjes së një varianti të ri të Covidit. Megjithatë, Rita i ka lënë pas problemet dhe ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në të cilat shfaqet mjaft atraktive. /abcnews.al

