Rita Ora fiton betejën për shtëpinë e saj 7 milionë paund

schedule15:25 - 6 Tetor, 2021

schedule 15:25 - 6 Tetor, 2021

Rita Ora ka marrë lejen për të rikonstrukturuar shtëpinë e saj në Londër pavarësisht se u zhvendos në Los Angeles. Ylli shqiptar bleu pronën në Primrose Hill, të ndërtuar në 1882, në fillim të këtij viti për 7.5 milionë paund dhe tani po planifikon modernizimin e plotë.

Rita është përshkruar më parë si një "fqinje nga ferri"

Ylli dëshiron të vendosë kamera sigurie të teknologjisë së lartë – siç është sistemi Hikvision Network IR PTZ. Ky veprim vjen pavarësisht faktit se ajo është zhvendosur në Los Angeles gjatë nëntë muajve të fundit dhe është në një lidhje me Taika Waititi.

Rita ka marrë lejen e planifikimit për të 'shkatërruar' rezidencën prej 8 milionë funtesh

Kjo nuk është pritur mirë nga fqinjët e saj për shkak të rinovimeve që do të zgjasin për disa muaj. Rita Ora ka pasur përplasje dhe me fqinjët në shtëpinë e vjetër në Londrën Veriore pasi ankoheshin për festat gjatë natës dhe zhurmat nga puna e rindërtimit./abcnews.al