Rita Ora bëhet nostalgjike, poston foton e 8 viteve më parë

schedule12:58 - 19 Shtator, 2020

schedule 12:58 - 19 Shtator, 2020

Rita Ora është padyshim një ndër personazhet më të dashur me famë botërore. Ylli i muzikës pop ka zhvilluar një karrierë të suksesshme, fama e së cilës ka tejkaluar çdo parashikim. Ylli i hitit “Anyëhere” ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja, pas konfirmimit të romancës së re me Romain Gavras.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në rrjete sociale një foto të shkrepur tetë vite më parë duke e krahasuar me një tjetër të realizuar së fundmi. “Floku 2020 Vs 2012 dhe ështe qartë se atëherë nuk ja kisha idenë për konturin”, ka shkruar Rita krahas fotove.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është komenti që i la lënë e ëma, Vera Ora. Komentet e shpeshta që ajo lë në postimet e së bijës në gjuhën shqipe tërheqin gjithmonë vëmendjen, shqipe, ndërkohë që këtë herë Vera e ka krahasuar këngëtaren me “shampiten”, një ëmbëlsirë kosovare. xh.d/abcnews.al