Përpos arritjeve të jashtëzakonshme në muzikë Rita Orën ka treguar talent edhe në aktrim. Artistja 29-vjeçare ka bashkëpunuar me emra të njohur si Adidas dhe Giuseppe Zanotti, ndërkohë që tashmë ajo po lançon një linjë këpucësh me ShoeDazzle, duke filluar nga 1 tetori. Linja ofron një sërë opsionesh: atlete, taka dhe çizme, çmimet e të cilalve variojnë nga 32.95 deri në 59.95 dollarë.
“Moda ka qenë gjithmonë një pasion i imi. Më pëlqen se si vazhdimisht ndryshon dhe zhvillohet. Dhe më pëlqen të eksperimentoj me shumë pamje të ndryshme.”, thotë Rita Ora. Frymëzimi që qëndron pas modeleve të ShoeDazzle thotë Rita, vjen nga “nga përvojat që kam pasur, nga udhëtimet që kam bërë, nga vendet ku kam qëndruar dhe muzika që kam interpretuar”.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ylli i muzikës pop flet ndër të tjera dhe për vështirësitë me të cilat përballen gratë. Rita, e cila njihet për mbështetjen që ka dhënë për organizatat e bamirësive përfshirë dhe UNICEF në Britani, ka bashkëpunuar me ShoeDazzle për të nisur “Fondin e Grave të së Ardhmes”, një investim prej 100.000 dollarësh që do të ofrojë grante për tre gra që punojnë në industri krijuese.
“Jam shumë e lumtur që e kërkove këtë,” tha ajo për fondin. “Është me të vërtetë e rëndësishme, sepse ka kaq shumë sfida që vijnë nga të qenit një grua në një fushë krijuese. E di që kam luftuar shumë gjatë këtyre viteve. Ne shpesh jemi larguar nga puna dhe ndonjëherë nuk jemi marrë aq seriozisht. Ka nga ata që nuk mendojnë se kemi atë që duhet për ta arritur dhe shpesh nga ne kërkohet që të kompromentojmë vizionin tonë.
Përfaqësimi në pozicionet kryesore në industritë krijuese është gjithashtu një çështje. Është një çështje në çdo industri. Kjo është arsyeja pse “Fondi Gratë e së Ardhmes” është me të vërtetë i rëndësishëm për mua. Bëhet fjalë për krijimin e mundësive për gratë që janë atje duke i dhënë gjithçka çdo ditë. Duke vendosur këtë fond, ne po krijojmë një ndryshim në kohë reale dhe po bëjmë një ndryshim në jetën e njerëzve. “, tha Rita. xh.d/abcnews.al