Prej disa ditësh, mediat e huaja kanë raportuar se artisja shqiptare Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar. Dyshimet lindën pasi regjisori nga Zelanda e Re u fotografua me një unazë martese në gisht. Më pas, ishte vetë Rita që ndau disa fotografi ku vinte në pah unazën e martesës.
Ndonëse ata nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht, The Sun raportoi se ata janë martuar. Së fundmi, është zbuluar se këngëtarja shqiptare dhe partneri i saj i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni private të mbajtur së fundmi në Londër.
Ishte një ngjarje intime megjithëse thuhet se çifti po përgatitet për një ceremoni të madhe, të stilit të showbizz-it për të festuar dashurinë e tyre me shumë të ftuar. Rita tani do të quhet Waititi-Ora, dhe tashmë është rikthyer në punë duke anashkaluar muajin e mjaltit.
/abcnews.al