Arben Ristani u rikthye në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Me 111 vota pro, të socialistëve dhe demokratëve, Ristani u emërua anëtar i Komisionit Rregullator, në një votim të fshehtë, I cili u zhvillua për herë të dytë, në seancën plenare të kësaj të enjteje.
Ironia e fatit që Ristani u rikthye në Kqz me ndihmën e socialistëve, të cilëve 14 vite më parë, me një vendim të paprecedent I kryetar I KQZ, I hoqi fitoren nga duart. Në zgjedhjet lokale të 2011, ai përmbysi rezultatin për Tiranën nga 10 vota plus për Edi Ramën në 189 vota në favor të Lulzim Bashës, duke e bërë atë, kryetar të bashkisë së Tiranës.
Ndërsa tashme, Ristani rikthehet për ti sherbyer sërish berishën, pikërisht në te njëjtin vend, Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Po ashtu, në seancën e sotme plenare, u rikonfirmua edhe anëtarja aktuale Helga Vukaj, e cila mori 112 vota pro, 6 kunder dhe 3 abstenim.
Demokratët dhe Socialistët bashkuan votat edhe për rikonfirmimin e Ilirjana Nanos në krye të Komisionit Rregullator dhe dy anëtarëve të propozuar nga shumica Dritan Caka dhe Bledar Skenderi.

