Ristani lexon fjalën e Veliajt/ Ristani: Goditja e befasishme nuk do të na e ngadalësojë punën

schedule19:30 - 11 Shkurt, 2025

schedule 19:30 - 11 Shkurt, 2025

Në rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë është organizuar ceremonia te Pallati i Brigadave,

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani foli për zhvillimet që kanë transformuar kryeqytetin, ndërsa nënvizoi se puna për të zhvilluar Tiranën nuk do të ndalet.

“Kushdo qofshim ne, puna ngelet pas. Kryeministri ka qenë pranë nesh në këto orë të vështira, dhe do ta marrim sërish ritmin e humbur. Kjo goditje e befasishme do të na motivojë më shumë,” tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!