Ristani: Erdogan i dhuroi Ramës avion për Shën Valentin

schedule22:00 - 19 Shkurt, 2020

schedule 22:00 - 19 Shkurt, 2020

I ftuar në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, ish-sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani u shpreh me ironi se Erdogan i dhuroi kryeministrit Rama, avion për Shën Valentin.

Ristani iu referua avionit VIP të modelit Airbus 319-100, i cili më parë i është përdorur nga qeveria e Turqisë, por sipas tij kjo dhuratë koicidoi në 14 shkurt.

Këto deklarata Ristani i lidhir me donacinet që përfitoi Shqipëria për pasojat e tërmetit të 269 nëntorit.

“Ka para Erdogani sa i ka dhënë kryeministrit tonë një avion për Shën Valentin. I ka dhënë avion personal dhe ka korresponduar data. Për më tepër para, përveç Erdoganit ka edhe Putimi, ka Kadafi. Problemi është se ne kemi cënuar demokracinë. Paralelizmat i bëra për të thënë se për ne është më e rëndësishme demokracia. Sepse gjysmën e donacioneve që keni marrë për tërmetin ia keni borxh atij televizionit që mbyllet”, tha Ristani.

Më tej demokrati u ndal tek deklartata e fundit të Presidentit Ilir Meta.

Për t’u kthyer te Presidenti, është autoritet kushtetues i këtij vendi. Ky autoritet ka dhënë sot disa deklarata që për mua janë të tmerrshme. Unë i shoh tentativat e grushtit të shtetit ka thënë që edhe Shqipërinë po shpollohet. Është e vërtetë që po shpopullohet, por mund të ketë edhe një plan më ogurzi që ata që do vijnë për të zëvendësuar nesër mund të bëhet edhe pjesë e trupës gjykuese. Këto janë të vërteta. Është e vërtetë që po shpopullohet”, deklaroi Ristani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!