Një ditë më parë, Kanye West i bëri bashkëshortes së tij, Kim Kardashian një dhuratë të veçantë për 40-vjetorin e lindjes. Reperi i dhuroi një hologram 3D të babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian, të cilin ylli televiziv e konsideroi si “dhuratën më domethënëse të jetës”.
“Për ditëlindjen time, Kanye më bëri dhuratën më domethënëse të jetës. Një surprizë e veçantë nga parajsa. Një hologram i babait tim. Është kaq e gjallë sa që ne e shikonim pa pushim, të përlotur dhe të emocionuar. Nuk arrij ta përshkruaj sesa domethënëse ishte për mua dhe motrat e mia, për vëllain tim, për nënën dhe miqtë e ngushtë. Faleminderit Kanye për këtë kujtim që do zgjasë përgjithmonë”, shkroi Kim.
For my birthday, Kanye got me the most thoughtful gift of a lifetime. A special surprise from heaven. A hologram of my dad. ✨? It is so lifelike! We watched it over and over, filled with emotion. pic.twitter.com/jD6pHo17KC
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) October 29, 2020
Hologrami i Robert flet për Kim për rreth 3 minuta, duke i uruar asaj ditëlindjen dhe duke i thënë sa krenar është për të. “Unë jam krenar për gruan që je bërë, Kimberly, dhe gjithçka që ke arritur. Puna jote e palodhur dhe bizneset që ke ndërtuar janë të pabesueshme. Por më mbresëlënëse është angazhimi yt për t’u bërë një avokate dhe për të ndjekur dëshirën time.“, thuhej në video.
Megjithatë, kjo ide e reperit nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët shprehen se ëest e përdori hologramin e Kardashian si një mënyrë për të komplimentuar veten. Ndërsa të tjerë kritikuan vendimin e Kim për ta ndarë hologramin në rrjete sociale gjatë kësaj kohe kur njerëzit po përballen me probleme financiare dhe po rrinë larg familjarëve të tyre për shkak të Covid-19. /abcnews.al
kanye made a hologram for his wife’s dead father and made him say “you married the most genius man in the world kanye west” son lmaooooo
— Steph (@stephxghost) October 29, 2020
Kanye really made the Robert Kardashian hologram call him “the most, most, most, most, most genius man in the whole world.” https://t.co/5PZWHuZs8h
— Josh Billinson (@jbillinson) October 29, 2020

