Risku në sektorin e bar-restoranteve, tatimet nisin planin kombëtar

17:57 | 17/04/201917:570

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis zbatimin në nivel kombëtar të një plani për menaxhimin e riskut në bar – restorante. Përmes tij synohet që tatimpaguesit të bëjnë vetëdeklarim sa më korrekt.

Në kuadër të menaxhimit të riskut në sektorin e bar-restoranteve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis zbatimin e planit në nivel kombëtar për ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për vetëdeklarim korrekt.

Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i Tatimeve, Enton Duro i cili tha ndër të tjera se ky plan është hartuar me asistencën e ngushtë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Rreth 14,000 tatimpagues të këtij sektori do të nxiten dhe ndihmohen që të përmbushin në mënyrë korrekte detyrimet, si edhe t’i vetëkorrigjojnë ato, duke reflektuar aktivitetin real që ushtrojnë. 

Tatimpaguesit e këtij sektori në të gjithë vendin,  do të vihen në dijeni, secili në mënyrë të personalizuar, mbi treguesit e tyre të deklarimit jo korrekt, duke i ndërgjegjësuar mbi problemet, shkaqet dhe pasojat që sjellin deklarimet e pasakta.

Qëllimi ynë nuk është të penalizojmë, por të marrim angazhimin e tyre për përmbushje në të ardhmen – një tatimpagues korrekt nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse qëllimshëm zgjedhin të mos jenë, atëherë administrata tatimore do të vijojë me vlerësimet sipas legjislacionit në fuqi”.

Ky sektor është përzgjedhur pas vlerësimit analitik të deklarimeve të tyre tatimore, si një kategori me risk në përmbushje, formalizimi i të cilit  lidhet  ngushtë edhe me sektorë të tjerë, si turizmi, tregtia, shërbimet, etj. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono