“Risku më i madh i ekonomisë nuk është inflacioni”, Teliti: Rritja e çmimeve ka sjellë tkurrjen e konsumit

schedule21:09 - 6 Tetor, 2023

schedule 21:09 - 6 Tetor, 2023

Eksperti i ekonomisë pranë PD, Dorjan Teliti është pyetur lidhur me risqet e ekonomisë për vitin e ardhshëm.

Ai ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, risku më i madh që përballet ekonomia shqiptare nuk është inflacioni, por është humbja e besimit te zhvillimi pozitiv i ekonomisë.

Sipas Telitit, ritmi i lartë i ngritjes së çmimeve është fakt dhe çdokush në pjesën dërrmuese të konsumatorëve shqiptarë e ndjen.

“Risku më i madh që përballet ekonomia shqiptare për mendimin tim nuk është inflacioni, është humbja e besimit te zhvillimi pozitiv i ekonomisë, sepse ajo sjell pastaj dhe sjelljen e konsumatorëve dhe të investitorëve. Ajo që ne jemi përballur gjatë këtyre viteve janë ritmet e larta të rritjes së çmimeve. Ky ritëm i lartë i ngritjes së çmimeve është fakt tashmë dhe nuk mohohet. Kjo në pjesën dërrmuese të konsumatorëve shqiptarë, çdokush e ndjen rritjen e çmimeve, po kush më pak e kush më shumë në varësi sesa të ardhura kanë. Ne e dimë shumë mirë se sipas të dhënave zyrtare, sepse pagat dihen dhe janë të deklaruara deri diku në vija të përgjithshme. Pra, të kemi një shifër të përafërt sesa është konsumi dhe INSTAT-i para disa ditësh nxori atë shportën e familjes, i cili thoshte shumë qartë te 65% ne jemi te konsumi bazik, pra, ushqime, veshmbathje, energji elektrike”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!