Që prej datës 20 mars ka nisur sezoni i tretë i emisionit “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, për të qenë çdo të shtunë shoqëruesi më i mirë i shqiptarëve, me tema interesante, personazhe me histori ekskluzive dhe sigurisht me muzikën karakteristike.
Javën e kaluar u zbulua që këngëtarja që do të jetë pjesë e bandës së “Soiree” për këtë sezon është Rea Nuhu bashkë me Simpatiko Band.
Rea Nuhu u bë e njohur për të gjithë me pjesëmarrjen e saj tek “Kënga Magjike”. Ajo erdhi në një bashkëpunim me këngëtarin Kastro Zizo me këngën “Pa faj”, dhe me zërin e saj i bëri të gjithë për vete.
E konsideruar si një talent i zbuluar nga Kastro Zizo, që pas pjesëmarjes në “Kënga Magjike” Rea tashmë është pjesë e mirëfilltë e skenës muzikore shqiptare. Por surprizat nuk mbarojnë këtu, pasi Soiree ka rezervuar risi të tjera.
Emisioni nuk do të transmetohet vetëm në ABC, por edhe në T7, kanalin televiziv në Kosovë, çka nënkuptohet që në këtë sezon, Soiree do të ketë transmetim të përbashkët Shqipëri-Kosovë, ku vlen të theksojmë se kjo është hera e parë që ndodh me një produksion televiziv.
Përfaqësuesi i Kosovës në Soiree, do të jetë artisti i njohur Genc Salihu, i cili do të jetë çdo të shtunë në emision për të qenë pjesë e temave, diksutimeve dhe pse jo për t’i ngacmuar me pyetje interesante miqtë e Soiree. /abcnews.al/