Risitë e pediatrisë klinike, konferencë mjekësore nga Spitali Amerikan dhe AMEA

schedule15:09 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 15:09 - 20 Dhjetor, 2019

Debatet dhe kujdesi primar në përditshmërinë e pediatrisë klinike ishin në fokus të konferencës mjekësore zhvilluar nga Spitali Amerikan dhe Shoqata Shqiptare e Edukimit Mjekësor. Profesioniste të fushës diskutuan rreth të rejave në fushën e mjekësisë.

Bëni kujdes me atë që përshkruani në recetë! Aq më tepër kur bëhet fjalë për bebet. Apeli vjen nga mjekët specialistë për mjekët e familjes.

Debatet dhe kujdesi primar në përditshmërinë e pediatrisë klinike ishte në fokus të konferencës së organizuar nga Spitali Amerikan në bashkëpunim me  Shoqatën Shqiptare të Edukimit Mjekësor ku morën pjesë mjekë klinicistë, të urgjencës, familjeje,  pediatër –neonatologë, infeksionistë.

Të rejat e shkencës në fushën e pediatrisë   u bën pjesë e diskutimeve mes profesionistëve.

Përdorimi i terapive mbështetëse,  ndryshimet që kanë sjellë në ecurinë e sëmundjeve vaksinat, përditësim i  njohurive  për patologji që konsiderohen të vjetra me  ilaçet  e reja që përdoren për trajtimin e tyre morën vëmendjen e mjekëve në këtë konferencë shkencore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!