Risi në ortopedi në spitalin Hygeia në Tiranë, Todhe: Dëmtimet e ligamenteve mund të riparohen

schedule17:28 - 21 Gusht, 2020

schedule 17:28 - 21 Gusht, 2020

Një ndërhyrje e veçantë kirurgjikale ortopedike është kryer për herë të parë në spitalin Hygeia në Tiranë. Atë e shpjegon mjeku ortoped Dritan Todhe.

“Përpara pak ditësh ne realizuam riparimin dhe qepjen, riinserimin të ligamentit krociar posterium i cili realisht është ligamenti  më i vështirë teknikisht për tu riparuar, i kirurgjisë së gjurit. Ky operacion u krye nga ekipi ynë me një rezultat të shkëlqyer. Tashmë kjo është një përvojë e cila do të aplikohet edhe në ligamentet e tjera”.

Më herët një ligament i këputur nuk riparohej, por zëvendësohej me një pjesë tjetër të marrë po nga trupi i pacientit. Mënyra e re shpjegon mjeku ortoped ka një sërë përparësish krahasuar me metodën e përdorur më herët.

“Është një përfitim i madh për pacientin dhe për mjekun në kuptimin e zvogëlimit të kohës së operacionit ndërsa për pacientin në kuptimin e shkurtimit të kohës për rehabilitimin dhe të vetë faktit që pacienti vazhdon të ketë për jetën në vazhdim të nëjtin ligament tashmë të riparuar dhe funksional si përpara”.  

Ndërkohë mjeku ortoped Dritan Todhe i bën një thirrje qytetarëve

“Dëshiroj me këtë rast të sensibilizoj të gjithë ata që kanë dëmtime të freskëta të ligamenteve që të drejtohen sa më shpejt te mjeku për tu riparuar sepse këto ligamente riparohen dhe qepen shumë mirë  në momentin kur ato janë të freskëta. Në rast se janë të vjetra, rezultatet nuk janë asnjëherë të mira”.

Vitet e fundit sipas mjekut ortoped në Spitalin Hygeia në Tiranë traumat e gjurit  janë shtuar ndjeshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!