150 milionë euro fonde nga buxheti i vitit të kaluar do të kalojnë në fondin e veçantë për skemën e pensioneve.Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Kuvend detaje nga akti normativ për ndryshime të Buxhetit të vitit 2025 ndërsa theksoi se çdo lek që nuk është shpenzuar nga institucionet gjatë vitit të kaluar, do të kalojë në llogarinë e pensioneve.
Kreu I financave tha se ky akt normativ adreson nevojën e mbështetjes së 148 mijë personave siç janë familjet me ndihmë ekonomike dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar.
Më shumë fonde janë shtuar edhe për bujqësinë e shëndetësinë si dhe
1.2 mld lekë shtesë për pushtetin vendor për të shlyer borxhet e prapambetura. / abcnews.al/


