Rishfaqja e Kim Jong-un, shkëmbim zjarri mes dy Koreve në kufirin e demilitarizuar

schedule15:50 - 3 Maj, 2020

schedule 15:50 - 3 Maj, 2020

Trupat koreano-veriorë dhe koreano-jugorë kanë shkëmbyer të dielën goditje me armë zjarri në zonën e demilitarizuar të kufirit në Cheorwon që ndan dy vendet.

Zyrtarët e lartë në Seul kanë deklaruar në një raport zyrtar se, trupat koreano-veriorë kanë qëlluar me plumba në një zonë të ruajtur koreano-jugore në kufirin qendror të qytetit të Cheorwon në orën 07.41, ose 00.41 pas mesnate me orën tonë, por pa dëmtuar njerëz dhe objekte.

Ky episod ka ndodhur një ditë pasi Korea e Veriut ka transmetuar pamje nga lideri i saj Kim Jong-un në publik, pas një mungese 20 ditore, mes shumë spekullimeve të lidhura me gjendjen e tij shëndetësore.

Hera e fundit kur ka pasur të shtëna me armë zjarri përgjatë kufirit, ka qenë në Nëntor të vitit 2017, kur ushtarët e Koresë së Veriut kanë qëlluar kundër një kolegu të tyre, i cili po arratisej për në Korenë e Jugut. Dezertori është qëlluar pesë herë, por ka mbijetuar pa ju përgjigjur zjarrit, dhe tashmë jeton në Korenë e Jugut. /abcnews.al/