Ripërtëritja e veshjeve popullore/ Qëndistarja e Gjirokastrës dhe trashëgimia e kostumeve

schedule20:38 - 14 Qershor, 2025

schedule 20:38 - 14 Qershor, 2025

GJIROKASTËR- Në qendrën e artizanatit ne pazarin e gurtë të Gjirokastrës qëndistarja Burbuqe Muka realizon dhe risjell veshjet popullore të prezantuara në shekuj nga figura dhe emra të njohur të historisë.

Në punishten ku punon se bashku me djalin e saj, ajo ka punuar kostume popullore të veshura nga Naim Frasheri,Lord Bajroni,Ali Pashë Tepelena,Laver Bariu e shumë emra e figura të njohura, ndërsa aktualisht po punon për të realizuar kostumin e Tafil Buzit,patrioti i rezistencës kundër Osmanëve.

Qëndistarja thotë se më të interesuar janë emigrantët të cilët impresionohen me tepër kur njihen me historinë ndërsa realizimi cilësor i veshjeve është një sfidë me vete pasi ato duhen punuar sa më autentike, fakt ky që ka tërhequr edhe vëmendjen e koleksionistëve apo muzeve që po hapen në zona të ndryshme në qarkun Gjirokastër

Realizimi dhe risjellja e kostumeve tradicionale duhet të jetë sa me origjinale dhe i kompletuar me të gjithë elementët e për këtë kujdeset Mario, djali i Burbuqes,i cili realizon skicat, të cilat me pas punohen nga qëndistarja e njohur që është vlerësuar edhe me mjaft certifikata e tituj të ndryshëm

Modelet në të shumtën e rasteve merren nga studimet e kryera nga njohës dhe specialiste të etnografisë

Kostumet popullore të krahinave të ndryshme të vendit, por edhe ato të Kosovës, spikasin me finesën e realizimit duke prezantuar me se miri historinë, kulturën shqiptare, por edhe trashëgiminë në breza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!