Riparonte mjetet e ushtrisë në komunizëm, Nebi Ramallari ndër të paktët tornitor në Kukës

schedule20:20 - 23 Shtator, 2023

schedule 20:20 - 23 Shtator, 2023

Zhvillimi i teknologjise po zhduk shumë zanate që dikur kryeheshin vetëm nga dora e njeriut.

Të tilla janë zanatet e axhustatorit apo tornitorit.

Por Nebi Ramallari, 72 vjeç është ndër të paktët në Kukës dhe gjithë Shqipërinë që vijon t`i ushtrojë ende si profesione.

Nisi punë që në moshë të vogël dhe qëndrimi për orë të gjata në ofiçinë me mjeshtra të mekanikës e ndihmoi ta përvetësonte shpejt zanatin.

Kujton se paga e parë gëzoi jo vetëm atë por edhe gjithë familjen e madhe prej 9 anëtarësh. Ndihej krenar që i doli krahë të atit për të përballuar shpenzimet e familjes.

Punon pa pushim. Edhe sot që është në moshë pensioni e gjen në servisin që kanë hapur djemtë. I ndihmon por edhe i mëson me disiplinën e punës.

Aty riparon makina dhjetravjeçare. Si kjo që ka ardhur nga amerika dhe i përket viteve 1940.

Në gjithë këto vite thotë se nuk ka pasur defekt që nuk e kanë riparuar duart e tij. Për t`i lehtësuar punë vetes ka investuar në blerjen e mjeteve e veglave.

Puna si axhustator e tornitor kërkon shumë vëmendje e kujdes. Punohet me milimetra.

Më të rrezikshmin kujton një episod kur punonte teknik armatimi ne Divizionin e Kukesit,

Me këtë zanat mund ta ndërtonte jetën kudo, por ka zgjedhur të jetojë në Kukës, pranë njerëzve të zemrës.

Nebi Ramallari është i lumtur që këto zanate ka mundur t`ua trashëgojë djemëve dhe shpreson që ata tua përcjellin këtë pasion edhe brezave te ardhshem./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!