Ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i Vlorës Pirro Vengu ka qenë i pranishëm në zonën ku edhe po punohet për riparimin e defektit që shkaktoi mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë.
Autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës, ndërsa ministri Vengu tha se me materialet që kanë mbërritur nga Turqia pritet edhe të vendoset në funksion të plotë furnizimi me ujë.
“Përpjekja është gjithështetërore, me në krye Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, një skuadër nga mbarë vendi, 13 inxhinierë që kanë bërë të gjithë verifikimin e dëmeve dhe që në orët e para ka nisur puna për parandalimin e dëmeve të mëtejshme. Nuk është momenti për të thënë më tepër tani, puna vazhdon. Jemi shpresë plotë që me mjetet që kanë ardhur nga Turqia të vendoset në funksion të plotë. Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje të qytetit, nuk do reshtim deri sa të kthehet në normalitet të plotë, por edhe që të mos kemi situata të tilla në të ardhmen”, tha ai.

