Gjatë ditës së nesërme do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se, për shkak të remontit të parashikuar në disa fidra të NST Uzina e Traktorëve, nesër do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.
Kështu, në këtë orar, energji nuk do të ketë pjesërisht, “Kodra e Priftit”, Shkozë, Kodra e Kokonozeve, pallatet pranë Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar dhe Porcelani. sb/abcnews.al/