Rio Ferdinand: Sjellje e neveritshme e Savic, shkatërruan atë që bënë në fushë

schedule15:37 - 14 Prill, 2022

schedule 15:37 - 14 Prill, 2022

Stefan Savic u përplas dje në fushë dhe në tunelin e stadiumit me Jack Grealish, të cilin e kapi madje edhe për flokësh.

Malazezi tashmë ka përfunduar në qendër të kritikave dhe një prej tyre është Rio Ferdinand, i cili nuk e toleron atë.

“Disa nga ata lojtarë duhet të kenë turp, ishte e neveritshme. Sjellje e neveritshme, sidomos ajo e Savic. Ata kishin bërë futboll të mirë dhe në fund e shkatërruan atë”, tha Ferdinand. / abcnews.al