KAS në vendimin e fundit shpalli hapjen e kutive të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Tiranës dhe rinumërimin e tyre.
Për analistin Roland Lami, janë dy elementë në shqyrtim, i pari konsiston në verifikimin e shkeljeve ndërsa i dyti në manovër për rezultatin e zgjedhjeve. Sipas Lamit, teza e dytë është më e besueshme pasi mund të jetë manovër e PD për të zgjatur procesin dhe për të kaluar valën e pakënaqësive brenda llojit.
“Janë dy elementë që duhet t’i themi, një prej tyre vullneti i mirë që të verifikohen shkeljet nga ana tjetër mund të jetë manovër për rezultatin e zgjedhjeve.
Ti hapim se ndoshta del diccka, ose një manovër për zgjatje të procesit për të mos certifikuar dhe që të kalojë vala e pakënaqësive. Unë besoj, me këtë situatë që është më e pranishme vlen më shumë teza e dyta, nëse do ishim në një rezultat tjetër do ishte e para.Është manovër e së dytës për të zgjatur më shumë vazhdimësinë e liderit aktual opozitar.” / abcnews.al


