Rinumërohen 97 kuti të Durrësit në KAS, veniten shpresat e LSI për një mandat në këtë qark

schedule18:10 - 26 Maj, 2021

schedule 18:10 - 26 Maj, 2021

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve janë rinumëruar deri më tani 97 kuti nga 108 gjithsej për qarkun e Durrësit. Mësohet se nga rinumërimi i këtyre kutive, LSI ka fituar dy vota, PS ka humbur 16 dhe PD ka humbur 32 vota.

Siç shihet edhe nga numrat, LSI është shumë larg 136 votave që i duhen në mënyrë që Elona Guri e para e LSI në Durrës të marrë një mandat, që supozohet ta humbë Partia Socialiste.

Parashikohet që të mos ketë ndërprerje të numërimit në KAS. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!