Rinumërohen 134 kuti, vetëm një vjedhje vote në 6 mars

schedule16:29 - 22 Prill, 2022

schedule 16:29 - 22 Prill, 2022

Nga Erneta Shevroja

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka mbyllur rinumërimin e 134 kutive të votimit të zgjedhjeve të 6 marsit.

Nga ky proces rezulton që asnjë nga 3 partitë nuk kanë vjedhur vota. Nga ky proces rezulton se vetëm një votë ka shkuar në favor të një prej kandidatëve për kryebashkiakë.

Vota e vetme që është ndryshe nga rezultati i certifikuar i 6 marsit i përket Bashkisë Lushnjë.

Nga rinumërimi rezulton që kjo votë i është hequr kandidatit të Berishës, Elton Bano dhe ka shkuar në favor të Eriselda Sefës, që fitoi zgjedhjet duke marrë 2197 vota.

Rezultati i 5 bashkive të tjera, në Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Dibër e Vorë, është i pandryshuar.

KQZ në zbatim të Kodit Zgjedhor hapi 90 kuti votimi nga 5 bashkitë ku vetëm identifikimi ishte elektronik, ndërsa votimi në mënyrë tradicionale me letër.

Ndërsa në Bashkitë Vorë u hapën të 44 kutit e votimit pasi procesi ishte i gjithë elektronik.

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, më 6 mars ndoshta dhe për shkak të rivalitetit Berisha-Basha, rezulton që asnjë prej 3 palëve në garë, nuk ka guxuar të deformojë qoftë dhe një votë.

Kjo është një panoramë krejt tjetër nga 25 prilli, ku deputetët të nxitur dhe nga thyerja e hersit, në masë i kishin marrë vota njëri-tjetrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!