Avokati Romeo Kara thotë se rinumërimi i votave, që do të nisë nga KQZ, është transparencë e nevojshme.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se PD po shkon drejt vetëshkatërrimit dhe nuk është alternativë.
“Për mua nuk është farsë. Rinumërimi do të jetë një transparencë e nevojshme. Do të godasin më tepër besoj, paskan garuar kandidatët e kësaj partie me njëri-tjetrin. Kanë gjetur më thjesht duke marrë votat e partnerit në parti. Në krahun politik, shoh një proces, një vorteks autodestruktiv. Ka hyrë në një shtjellë PD, që po vetëshkatërrohet. Ka humbur etika. Kjo na fut në krizë si shoqëri, spese jemi pa alternativë. Kjo barsaleta me trenin bullgar, vetë tren nuk mund të jetë. Për LaCivita, ligjërisht do presim afatin 2 mujor post zgjedhor, që të prezantohen të gjitha financimet. Besoj se është një patate e nxehtë që do i krijojë probleme Berishës”, theksoi ai./abcnews.al