Analisti Frrok Çupi thotë se rinumërimi i votave, i kërkuar nga opozita, nuk solli asgjë të re.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se PD është nismëtare e vjedhjes së votave në Shqipëri.
“Ishte një punë e kotë, dihej prej fillimit nga organizatorët e kësaj gjëje që po shkojmë askund. Dihej që nuk do ndodhte asgjë. Kjo është kosto për shoqërinë, shtetin, demokracinë. Nuk kishte rezultat. Kjo dëshmon që zgjedhjet paskan qenë shumë të mira. U dëshmua se mazhoranca është e gatshme të hapë çdo gjë në optikën e opozitës. E mira e kësaj ishte se për këtë vend që ka pasur shumë thashetheme dhe debate për zgjedhjet, mazhoranca i hap rrugë opozitës për çdo gjë. PD është frymëzuese e vjedhjes së votave në Shqipëri. Kjo ka nisur në mënyrë gjakatare në vitin 1996. Atë vit, në ato zgjedhje, kur PS ishte e besueshme se do fitonte zgjedhjet, fitoi 10 deputetë, aq sa i la Saliu. Ajo vjedhje çoi shtetin në krizë, në luftë civile dhe ra shteti. Ai zakon nuk hiqet prej PD.”, theksoi ai./abcnews.al